Xhaka e nis ne Premier League me kenget e Gjovalin Shanit:Nuk je trim pse vret filanin…

Granit Xhaka, një nga futbollistët shqiptarë më të suksesshëm te te gjitha kohrave, edhe pse vendosi të përfaqësojë Zvicrën, një zgjedhje që shkaktoi shumë debate, veçanërisht për mënyrën se si Federata Shqiptare e Futbollit u soll me të dhe me Xherdan Shaqirin,nuk ka hequr dorë asnjëherë nga rrënjët e tij.
Në çdo dalje publike, brenda dhe jashtë fushës, ai gjen mënyrën të tregojë se është shqiptar: flamuri kuqezi në duar, logot e Shqipërisë e Kosovës në këpucë, vizitat e shpeshta në vendlindje, urimet në gjuhën shqipe dhe mesazhet sensibilizuese. Edhe muzika që zgjedh shpesh është shqiptare, e ndarë me kolegët futbollistë nga e gjithë bota. Këtë herë, me rikthimin e tij në Premier League, Xhaka ka zgjedhur që nisjen e stërvitjeve ta shoqërojë me një këngë të këngëtarit të Dukagjinit e Shkodrës, Gjovalin Shani: “Lum kush rrin me burra të mira” — një këngë e mbushur me urtësi popullore. Në videon e postuar, ai ka ndarë vargjet më të vecanta të këngës ku mesazhi eshte edhe me i forte:
“Fjalët e urta kanë tabanin. Nuk je trim pse vret filanin. S’bahesh burre pse e mëson duhanin. As rehat me ndjek haramin. Trim i thojnë për sa t’jet jeta. Hejjj kush a i Zoti, o i punëve t’veta.”
Mesazhi është i pastër dhe i drejtëpërdrejtë: trimi nuk është ai që përdor dhunën apo ndjek të keqen, por ai që ruan dinjitetin dhe merret me punët e veta. Në një kohë kur shumë personazhe publikë promovojnë këngë me tekste bosh, madje edhe nxitëse për dhunë, Granit Xhaka zgjedh t’u kujtojë miliona ndjekësve të tij se vlerat dhe burrëria e vërtetë nuk dalin kurrë nga moda. Ai mbetet jo vetëm shembulli i një sportisti të madh, por edhe i një shqiptari të suksesshëm dhe i një djali me parime.

Ky rast përfaqëson një edhe shembull të suksesit të këngëtarit Gjovalin Shani, i cili, me këngën e tij “Lum kush rrin me burra të mira”, ka arritur të depërtojë jo vetëm në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë, por edhe përtej kufijve të vendit. Vargjet e urta dhe mesazhi i këngës kanë gjetur rrugën deri tek skena ndërkombëtare, duke prekur zemrat e shumë dëgjuesve dhe duke u bërë inspirim për të rinjtë që vlerësojnë kulturën dhe traditën shqiptare. Suksesi i kësaj kënge është konfirmuar edhe nga fakti se ka arritur tek njerëz me famë botërore, si Granit Xhaka, i cili ka zgjedhur ta ndajë me publikun e tij këtë vlerë kulturore dhe morale, duke e bërë të njohur talentin dhe mesazhin e Gjovalin Shanit në një dimension tjeter. Ky bashkim i muzikës dhe sportit shqiptar tregon se vlerat tona kulturore mund të nxisin jo vetëm krenari lokale, por edhe respekt dhe admirim ndërkombëtar.

Videoja qe ka postuar Xhaka ne profilin e tij zyrtar ne TikTok:
Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!