Tereze Bala, një 73-vjeçare nga Shkodra ka humbur kontaktet me familjen e saj prej mëngjesit të kësaj të shtune kur doli nga banesa e saj rreth orës 09:30.
Kjo ishte dhe hera e fundit që është parë nga familjarët, të cilët të shqetësuar kanë bërë dhe një denoncim në Polici. Zonja ka probleme me kujtesën.
Kur ka dalë nga shtëpia ajo ishte e veshur me pantallona bezhë, atlete të bardha dhe një xhaketë të kuqe me vija gri.
Familjarët janë të shqetësuar për fatin e saj, prandaj kërkojnë ndihmën e qytetarëve që mund ta kenë parë, t’i japin informacione për vendndodhjen e saj, duke i telefonuar në numrin 069 24 11 221.
Çdo informacion mund të jetë i dobishëm për gjetjen e saj sa më parë.
Pamjet kur u pa për herë të fundit!