Një tjetër operacion policor është zhvilluar në Lezhë në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat turistike. Gjashtë persona, mes tyre edhe shtetas të huaj, janë proceduar penalisht pasi dyshohet se shpërndanin drogë per ne nje festival , ku marrin pjesë të rinj nga e gjithë bota.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Lezhës, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetet me të cilat qarkullonin të dyshuarit në zonën e Shëngjinit, janë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike, përkatësisht kokainë, kanabis dhe ekstazi – substanca këto të cilat përdoren shpesh në ambiente festive apo evente masive.
Të dyshuarit janë identifikuar si shtetasit shqiptarë A. J., 25 vjeç dhe F. Y., 30 vjeç, si dhe shtetasit e huaj D. C., 33 vjeç, K. A., 37 vjeç, P. P., 34 vjeçe dhe A. H., 33 vjeç. Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se hetimet po thellohen për të zbuluar nëse të proceduarit janë pjesë e një rrjeti më të gjerë shpërndarjeje, me qëllim furnizimin me drogë të pjesëmarrësve në feste
Policia dhe Prokuroria vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.