Alarm nga një pushues në Velipojë: Blloqe betoni në det

Një pushues nga Kosova, i cili ndodhet prej disa ditësh me familjen në Velipojë, ka derguar disa video e foto ku shpreh një problem serioz ne qender te plazhit te Velipojes.

Sipas mesazhit dhe pamjeve që ai ka dërguar, në det, shumë afër bregut, ndodhen blloqe të mëdha betoni , të cilat përbëjnë rrezik për pushuesit, sidomos për fëmijët. Ai tregon se kur deti eshte i trazuar, këto blloqe nuk dallohen

“Tung bre

Veq 3 dit kena qe po rrijme n Velipoje e na doli nji hall i madh. N breg qaty nqender ka do blloka betoni qite n uje. Femijet na u lendun keq nkame se kur deti osht i ndyte nuk po dallohen kurrqysh guret.. I fola nji polici, m tha po e shohim po deri tash kurgjo su ba.

Neser po nisemi per Gjermani, po halli osht per krejt ata tjeret qe po rrine”. – thotë ai në mesazhin e tij.

P.S: Këto pamje kërkojnë ende verifikim, megjithese duket qartë se janë në qender plazhit të Velipojës. Ende nuk dihet arsyeja pse këto blloqe betoni janë hedhur në det. Mund të bëhet fjalë për një strukturë që ka marrë miratimin e institucioneve shteterore për ndërtim në atë zonë, por që ende nuk ka nisur punimet.

Bashkia Shkodër u ka bere thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo shqetësim apo rast të zaptimit të hapësirave publike në plazhin e Velipojës. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, strukturat e saj po punojnë në terren për adresimin e këtyre problematikave.

Lajme te tjera