VEZHGIMI:Vetem Vllaznia ka publikuar stadiumin, pse ekipet e tjera europiane jo ? Edhe Malisheva, pa stadium

Përplasja e krijuar mes Bashkisë Shkodër dhe Klubit të Futbollit Vllaznia, që nisi dhe përfundoi si një garë për matjen e forcave, përfundoi me tifozët e thjeshtë shkodranë si të penalizuar. Klubi ka njoftuar që ndeshjen europiane do ta luajë në Elbasan, ndërsa më pas edhe Bashkia u tërhoq. Klubi Vllaznia ka njoftuar edhe gjatë ditës së sotme se ka përfunduar të gjithë dokumentacionin dhe e ka dërguar në UEFA, ku i ka kërkuar që “Elbasan Arena” të jetë stadiumi mikpritës i kësaj ndeshjeje, ndërsa në njoftim kujdeset të përshëndesë vendimin e kryebashkiakut Beci për reagimin dhe anulimin e koncertit në stadium. Sipas drejtuesve të klubit, gjithçka ka përfunduar dhe ndeshja e parë do të luhet në Elbasan, ndërsa në krahun tjetër Bashkia do ta organizojë koncertin në pedonale. Një përplasje e kotë, pa asnjë rezultat, që mund të ishte zgjidhur në mënyrën më qytetare dhe më profesionale të mundshme.

Por teksa Vllaznia ka zyrtarizuar stadiumin në Elbasan, ShkodraSot bëri një vëzhgim të 7 ekipeve të tjera nga shtete të ndryshme të Ballkanit dhe Europës, për të parë nëse ato kanë njoftuar se ku do të luhet ndeshja apo jo.

Në pamje të parë, ky mund të duket një detaj i vogël, por jo dhe aq i rastësishëm. Sepse është e vështirë të besosh se Vllaznia është e vetmja apo e para që ka zgjidhur gjithçka, kur shumica e ekipeve të ngjashme nuk kanë bërë ende asnjë njoftim publik. Nuk mund të jemi as aq të veçantë dhe as aq ndryshe nga të tjerët…

I pari është ekipi i Kosovës, FC Malisheva. Ky ka të njëjtin “problem” si Vllaznia. Skuadra kosovare nuk ka stadium për ndeshjet kombëtare, sepse ai në pronësi të saj, “Liman Gegaj”, ka vetëm 1750 vende. Në eliminatoret e kaluara, ekipi u detyrua që ndeshjen ndaj Podgoricës ta luante në stadiumin “Zahir Pajaziti” të skuadrës së Podujevës, Llapit. Ndonëse skuadra kosovare nuk ka stadium të sajin për ndeshjet europiane, klubi nuk ka deklaruar asgjë se ku do ta luajë ndeshjen

Postimi i vetem i klubit per ndeshjen

I dyti eshte ekipi mik i SHkodres, Decici. As skuadra e Tuzit, nuk ka publikuar ende asgje ne lidhje me stadiumin ku do te zhvillohet ndeshja.

Qendrojme serish ne Mal te zi, tek ekipi i Sutjeskes. Skuadra malazeze te fundit postim ne lidhje me ndeshjet europiane ka vetem prezantimin e kundershtarit. pra asnje njoftim per tifozet se ku do te luhet ndeshja.

Ne Bosnje, ekipi i FK Borak, njofton tifozet vetem per kundershtarin. As ky ekip nuk ka lajmeruar fansat per vendin e ndeshjes.

Udhetojme ne Armeni, me larg per te pare se cfare ka njoftuar ekipi i Urartu. Edhe ky klub ashtu si te tjeret, ka njoftuar vetem per kundershtarin. Asnje postim per vendin e ndeshjes.

Ne Gjeorgji, klubi i Torpedos me te cilin ekipet shqiptare jane perballur shpesh here vitet e fundit, njofton fansat vetem per kundershtarin dhe nuk ka asnje postim tjeter per diten e ndeshjes apo vendin ku do te zhvillohet.

Edhe ne Gjibraltar, ekipi i ST Josephs, nuk ka asnje njoftim per stadiumin e ndeshjes. Ndoshta sepse jane gjysmeamator.

Ndersa ne krahun tjeter, ekipi i vetem qe ka publikuar vendin e ndeshjes eshte Vllaznia. Skuadra shkodrane thote se ka njoftuar UEFA dhe ka percaktuar edhe stadiumin. Ndonese ne faqen zyrtare te UEFA ende nuk ka asnje detaj ne lidhje me ndeshjet ku do te zhvilloje, jo vetem VLlaznia por asnje ekip. As ekipi i Malisheves, i cili ashtu si VLlaznia nuk ka stadium por ata nuk kane percaktuar ende se ku do te luajne. A ishin veprime personale te drejtuesve te bashkise dhe te Vllaznise, duke matur egon ne kurriz te Vllaznise, kete do ta tregoje koha. A jane te gjitha ekipet e tjera, me te paafta se Vllaznia per te percaktuar stadiumin ne kohe ? Edhe kete do ta tregoje koha. A ishte nje perballje frontale mes drejtuesve te Bashkise dhe Vllaznise, edhe kete do ta tregoje koha. Por me shpejt se sa e mendojme

Lajme te tjera