200 maturantë të shkollës “28 Nëntori” hodhën hapin e fundit drejt një etape të re në jetë – atë të doplomimit.
Mes tyre, 52 nxënës ekselentë, shembuj frymëzues të përkushtimit, dijes dhe punës së palodhur, u duartrokitën fort nga të gjithë.
Nën emocione të shtuara drejtorja e gjimnazit, Albana Bushati, foli për rrugëtimin e përbashkët, sfidat e kapërcyera dhe për dashurinë ndaj dijes që bashkon mësues prindër e nxënës.
Për drejtuesen e Zyrës Vendore Arsimore, Brisela Kadija, ky gjimnaz mbetet vit pas viti krenari në arritjet e maturantëve.
Mbrëmja e kurorëzimit të maturës së Gjimnazit “28 Nëntori” nuk ishte thjesht një festë, por një moment simbolik i rritjes, i ndarjes nga një etapë dhe nisjes së një kapitulli të ri në jetën e të rinjve.
Me emocione, krenari dhe shpresa të mëdha për të ardhmen, 200 maturantë lanë pas gjurmën e tyre në historinë e kësaj shkolle.