Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime serioze dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht, një prej tyre ka humbur jetën pak pas aksidentit.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave që çuan në këtë tragjedi.