“Edhe pompat dorëzohen!” – Italianja që jeton në Shkodër ankohet për mungesën e ujit të pijshëm: Një problem që përsëritet çdo ditë

Pas shumë ankesave nga qytetarë shkodranë për mungesën e ujit të pijshëm, shqetësimit i është bashkuar edhe një shtetase italiane që jeton në Shkodër, duke e konsideruar situatën të papranueshme dhe të përsëritur.

Ajo banon në bulevardin “Skënderbeu”, pranë kinemasë, dhe në një mesazh ne nje postim ku mungonte uji ne lagjen “Skenderbeg”, ajo thotë se mungesa e ujit nuk është vetëm në lagjen e saj, por një problem që shtrihet në disa zona të qytetit.

“Mungon shpesh edhe në zona të tjera. Kur vjen, është i dobët dhe jo i qëndrueshëm, ndaj as pompat nuk arrijnë ta shpërndajnë siç duhet”, shkruan ajo, duke shtuar se:
“Është një problem i përsëritur, si në gjithë Shkodrën. Ndodh herë pas here në mëngjes, por edhe gjatë natës.”

Ky është një tjetër dëshmitar i një problematike të përditshme për banorët e disa lagjeve te qytetit, veçanërisht në këto ditë me temperatura të larta, kur furnizimi i rregullt me ujë është jetik.

Situata bëhet edhe më shqetësuese me nisjen e kulmit të sezonit turistik, ku mungesa e ujit po ndikon jo vetëm në jetesën e përditshme të qytetarëve, por edhe në përvojën e vizitorëve të huaj.
Turistët që përballen me rubinete bosh e presione të dobëta, largohen me një përshtypje negative për qytetin

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!