27 mijë tekste mësimore janë shpërndarë për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe jashtë territorit të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se mbi 27 mijë tekste mësimore janë shpërndarë për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare në shkolla jashtë territorit të Shqipërisë.

Sipas Ramës, kjo shifër përfaqëson një rritje prej 70% krahasuar me një vit më parë dhe është pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjen e fëmijëve shqiptarë me gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar, kudo ku ndodhen në botë.
“Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më parë????????

Janë rreth 400 shkolla dhe klasa në vende të ndryshme të botës ku mësohet gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen me gjuhën amtare dhe rrënjët tona tek brezat e rinj”, shkruan Rama.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!