Një mbrëmje magjike klasike pushtoi sheshin para Bashkisë së Shkodrës, ku Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor interpretoi veprat e kompozitorëve më të njohur botërorë, për gati 1 orë e gjysmë.
Koncerti u ndoq nga një publik i përkushtuar, që përjetoi çdo tingull të gjallë në atmosferën unike të eventit.
Formacioni i veçantë muzikor përbëhet nga 62 të rinj nga 15 vende të Evropës, të cilët kanë zhvilluar për 12 ditë radhazi provat në Shkodër, duke përgatitur me pasion këtë turne artistik ndërkombëtar.
Desar Sulejmani, dirigjenti dhe ideatori i orkestrës, theksoi mesazhin e bashkimit që përcjell ky projekt artistik.
Koncerti në Shkodër ishte një nga ndalesat e turit, i cili do të vijojë në Malin e Zi dhe në shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor.