Nga këta, afërsisht 8.000 kanë hyrë në Shqipëri dhe rreth 4.400 kanë dalë, ndërsa në hyrje janë regjistruar rreth 2.600 mjete dhe në dalje 1.500.
Nga 1 deri më 10 gusht 2025, totali i kalimeve ka arritur mbi 112.000 shtetas dhe rreth 37.500 mjete, me një fluks rreth 20% më të lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Aktualisht, në Kakavijë po punohet me 4 sportele nga pala shqiptare, 2 në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala greke ka në funksion 3 sportele për përpunimin e dokumentacionit. Koha mesatare e pritjes në periudhat e ngarkesës është rreth 40 minuta.
Autoritetet e të dyja palëve po punojnë me kapacitet maksimal për të menaxhuar fluksin dhe për të shmangur vonesat, duke rekomanduar shmangien e dyndjeve të njëkohshme, shfrytëzimin e orareve të pasdites dhe mbrëmjes, si dhe përdorimin e pikave të tjera kufitare me Greqinë.