LEZHE. Nga muaji qershor deri në gusht, urgjenca e spitalit ka marrë rreth 1000 thirrje për ndihmë mjekësore

Sezoni turistik ka sjellë një fluks të lartë rastesh urgjente në Lezhë. Nga muaji qershor deri në gusht, vetëm urgjenca e Spitalit Rajonal ka marrë rreth 1 mijë thirrje për ndihmë mjekësore. Koordinatori i shërbimit të urgjencës, Ledio Prendi, thotë se rastet më të shpeshta lidhen me aksidentet rrugore dhe mbytjet në det.


Ledio PRENDI – Koordinator i Urgjencës në Lezhë

Për t’u përballur me fluksin e thirrjeve, këtë vit shërbimit i është shtuar edhe një motoambulancë, përveç autoambulancave ekzistuese. Ky mjet ka ndërhyrë në mbi 60 raste, duke reduktuar ndjeshëm kohën e mbërritjes, sidomos për shkak të trafikut të rënduar në zonën turistike të Shëngjinit. Mjekja Evisa Biba, e cila po asistonte një paciente në banesë, thekson se motoambulanca është një zgjidhje që po bën diferencën.

Evisa BIBA – Mjeke

Qendrat shëndetësore përgjatë vijës bregdetare të Lezhës do të qëndrojnë të hapura deri më 30 shtator, për të siguruar kujdes shëndetësor për të gjithë pushuesit vendas dhe të huaj gjatë gjithë sezonit veror. Për një verë të sigurt, autoritetet shëndetësore u bëjnë apel qytetarëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar si në rrugë, ashtu edhe gjatë aktiviteteve në det.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!