Puka feston traditën me FEST FOLK 2025: Emigrantë dhe turistë shijuan mbrëmjen festive

Puka u bë qendër e artit dhe kulturës këtë fundjavë me FEST FOLK 2025, një ngjarje që solli këngë, valle dhe shpirt tradite në zemër të Malësisë së Madhe. Pas organizimeve të suksesshme në Bashkinë e Malësisë së Madhe dhe në Fushë Arrëz, kjo mbrëmje festive në Pukë i ofroi qytetit një atmosferë të veçantë, të mbushur me muzikë dhe energji pozitive.

Emrat më të njohur të artit shkodran dhe shqiptar kontribuan në krijimin e një mbrëmjeje magjike, duke lidhur të shkuarën me të ardhmen dhe duke kujtuar rëndësinë e trashëgimisë kulturore si thesari më i çmuar që kemi.

Mbrëmja nuk ishte vetëm për banorët e qytetit; Puka u mbush me emigrantë dhe turistë të shumtë, të cilët ndoqën koncertet dhe vallet tradicionale, duke përjetuar atmosferën autentike të Malësisë.

Këshilli i Qarkut Shkodër dhe kryetari Edmond Ndou falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mikpritjen dhe energjinë e tyre, duke konfirmuar se kultura dhe tradita shqiptare vazhdojnë të jenë një atraksion i rëndësishëm për vizitorët vendas dhe të huaj.

Kliko KETU per te na kontaktuar: WHATSAPP

Lajme te tjera

error: Content is protected !!