Nga 1 janari 2026, qytetarët e Shkodrës do të përballen me taksa më të larta mbi ndërtesat, si pasojë e rritjes së çmimeve të referencës të miratuara nga Ministria e Financave. Ndryshimet prekin jo vetëm apartamentet dhe bizneset, por edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura, të cilat prej vitit 2018 përfshihen në taksimin e ndërtesave.
Sipas përllogaritjeve, çmimi i ri i referencës për metër katror në Shkodër do të rritet ne baze te zonave te qytetit.
Në disa zona të qytetit, rritja është edhe më e ndjeshme:
- Zona 4 dhe 6: nga 58.000 lekë/m², çmimi shkon në 75.000 lekë/m², që është rritja më e madhe në qytet.
- Zona 2: nga 58.000 lekë/m², çmimi ngjitet në 65.000 lekë/m².

SHEMBUJ TE RRITJES SE CMIMEVE:
Sa do të paguajë një pronar garazhi 50 m² në Shkodër?
- Sot (me çmimin 58.000 lekë/m²):
- Vlera e referencës për apartament = 58.000 × 50 = 2.900.000 lekë
- Vlera për garazh (70% e apartamentit) = 2.030.000 lekë
- Taksa vjetore (0.2%) = 4.060 lekë (~40 €)
- Nga janari 2026 (me çmimin 70.000 lekë/m²):
- Vlera e referencës për apartament = 70.000 × 50 = 3.500.000 lekë
- Vlera për garazh = 2.450.000 lekë
- Taksa vjetore (0.2%) = 4.900 lekë (~49 €)
- Në zonat 4 dhe 6 (75.000 lekë/m²):
Taksa vjetore (0.2%) = 5.250 lekë (~52 €)
Vlera për apartament = 75.000 × 50 = 3.750.000 lekë
Vlera për garazh = 2.625.000 lekë
Ky ndryshim pritet të sjellë shtim të detyrimeve për taksën e ndërtesës, pasi ajo llogaritet me 0.2% të vlerës së pronës. Duke qenë se garazhet dhe bodrumet e mbyllura vlerësohen me 70% të çmimit të apartamenteve, rritja do të ndjehet edhe për pronarët e tyre.
Në shkallë vendi, shtrenjtimi i detyrimeve për këtë kategori pritet të variojë nga 0.2% deri në 196%, varësisht zonës kadastrale ku ndodhen pronat.