Në Shkodër nderohen figurat e diasporës me titullin ‘Ambasador Paqeje’

Shkodër, Dita e Diasporës u shënua me një aktivitet të veçantë: “Dashuria për Atdheun – Diaspora si bartëse e vlerave universale”

Në kuadër të Ditës së Diasporës, në Shkodër u zhvillua aktiviteti “Dashuria për Atdheun – Diaspora si bartëse e vlerave universale”, i moderuar nga Kryetarja e Këshillit Rajonal të Paqes Shkodër, znj. Majlinda Laçaj.

Ky aktivitet u përshkrua si një udhëtim shpirtëror mes rrënjëve të kombit dhe një dëshmi e fuqisë që mbart diaspora shqiptare, e cila, edhe larg atdheut, mbetet bartëse e kulturës, identitetit dhe dashurisë për vendlindjen.

“Diaspora është pasuri e kombit tonë, bartëse e vlerave universale të paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit, që i ofron botës një shembull të bukur të forcës dhe shpirtit shqiptar”, u shpreh znj. Laçaj.

Në këtë veprimtari morën pjesë dhe përshëndetën:

  • Z. Defrim Methasani, Kryetar i Federatës së Paqes Universale Shqipëri
  • Znj. Teuta Shala Qyteza, Nënkryetare e Bashkisë Shkodër
  • Z. Luigj Junçaj, ish Ministër i Pakicave Kombëtare në Mal të Zi, Ambasador për Paqe

Me praninë e tyre aktivitetin e nderuan edhe:

  • Znj. Marie Koliqi, Nënkryetare e Asamblesë së Federatës së Paqes Universale Shqipëri
  • Z. Kastriot Selita, Kryetar i Këshillit Rajonal të Paqes Tiranë

Programi u pasurua nga interpretimet artistike: himni kombëtar me violinë nga Gabriela Jaku, këngë shkodrane nga Bep Vjerdha dhe Mondi Denelli, si dhe një përmbledhje letrare për atdheun, përgatitur nga Leandër Laçaj, të cilat përcollën emocione të veçanta tek të pranishmit.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre në diasporë, disa personalitete u nderuan me titullin “Ambasador për Paqe”, mes tyre:

  • Z. Zef Selca
  • Znj. Myzafere Alia
  • Z. Orion Çiftja
  • Z. Gjergj Tinaj
  • Z. Julian Darragjati
  • Znj. Dea Baba
  • Z. Gjergj Marena
  • Z. Anton Lajçaj
  • Znj. Eva Krypca

Në përfundim, znj. Laçaj falënderoi të gjithë shqiptarët e diasporës për sakrificat, kontributin dhe krenarinë që i japin Shqipërisë kudo ku jetojnë:
“Ju jeni ura jonë me botën dhe dëshmia më e fortë se dashuria për atdheun nuk ka kufij”, u shpreh ajo.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!