Nga Albert Vataj
“Nuk e di a egziston nji gjuhë tjeter e gjallë, që pasqyron në mënyrën ma besnike të mundëshme vjetersinë e saj.”
“Problemi i gegnishtes dhe i lashtësis së saj, duhet t’jetë objektivi i parë i gjuhësisë shkencore dhe i gjuhëtarëve shkenctarë të Akademisë Shqiptare.” (Tiranë e Prishtinë).
“Gegnishtja ma shumë se asgja tjeter tregon rrajët tona si etnogjenezë e autoktoni në Ballkan-Iliri.”
Shumë fjalë të greqishtes klasike spjegohen qartë në Gegnishte, kemi dy spjegime:
a. Ose ndonji malsor shqiptar para 2800 vjetësh ka shkrue “Iliaden” e ” Odisenë”.
b. Ose vete Homeri ka folë nji gjuhë që përgjet me gegnishten e sotme si të ishin ” dhambt e dy ingranazheve që rrotullohen syper njani tjetrit harmonikisht, ndoshta pjesë e nji sistemi gjuhësor shumë përpara tyne, me pasojë që të dy; edhe malsori shqiptar i veriut edhe Homeri, flasin identikisht të njajten gjuhë, pamvarsisht prej distanës kohore që i ndan dhe huazimeve të paevitueshme, por edhe të papërfilshme që munden me pasë ndodhë.
” ILIADA E HOMERIT ASHT SHKRUE NË GEGNISHT”
” PËRKTHEVA ILIADEN PREJ SHQIPES NË SHQIP”
Gjon Shllaku ishte një ndër dishepujt më të devotshëm të dijes, pasionit për aktin e krijimit dhe vetmohimit, përkushtimit dhe virtytit. Ai ishte shëmbëllimi më i përplotësuar i njeriut të përkorë. Si pakkush kam patur fatin ta njoh dhe ta takoj, fatkeqësisht për herë të fundit një vit përpara se të ndahej nga jeta. Gjithçka në të ishte e dlirë. Zërin dhe vështrimin i mbamend si më paqsoret që kisha rrokur deri asohere.
Vepra të Gjon Shllakut
– Ben Hur … nga Wallas
– Eneida (pjesë të zgjedhura)…Virgjili
– Gjeorgjikët…Virgjili
– De rerum natura…Lukreci
– Metamorfoza…Ovidi
– Korale të Euripidit e Sofokliut
– Ruy Blas…Hygo
– Martirët…Shatobrian
– Cid…Korcej
– Atalia…Ester…të Rasinit
– Liqeni…të La Martin
– Robëresha e re…nga Andre Chenier
– Punët e apostujve (teskte biblike nga greqishtja e vjetër)
– Apokalipsi…nga greqishtja e vjetër
– Letrat e Shën Pjetrit…nga greqishtja e vjetër
– Letrat e Shën Gjonit…nga greqishtja e vjetër
– Lufta kundër vdekjes…Metalnikov
– 7 drama të Shekspirit
– Iliada
– Odisea (6 këngë)
– Fjalor helenik (greqishte e vjetër – shqip) 20 000 fjalë
– “Berberi i Sivilies” dhe “Figaro”…nga Bomarshe
– Gjeorgjikët…Virgjili (botuar në Prishtinë)
– Prometheu i lidhur…nga Eskili
– Shtatë tragjedi (Edipi mbret, Edipi në Kolon, Antigona, Ajaksi, Elektra, Trakinitët, Filokteti (botuar nga Shtëpia Botuese “Konica”)
– Efigjenia në Aulide, Alkesta, Hipoliti, Medea…Euripidi (greq. e vjet.)
– Fjalori diakronik Latinisht-Shqip
– Të kapërcehet pragu i shpresës…nga Papa Gjon Pali II (botuar në Nju Jork)
– Historia e Skënderbeut…nga Sansovino
– Kanga e Rolandit…nga Turoldus
– 360 hymne kishtare (nga origjinali latinisht) Botuar në Romë
Etj; etj; etj… etj…
Foto e kam bërë në shtëpinë e tij, ku me një grup televiziv shkonim nga Tirana në Shkodër për ta intervistuar helenistin e madh, Gjon Shllakun, por që, Shpëtim Kelmendi, i cili edhe na negocio takimin, mendo se do të ishte më mirë të bëhej si një bashkëbisedim, i cili shkoi mrekullisht mirë. Me çfarë nuk na befasoi me ato çfarë ai ndau me ne!