Në Hot të Tuzit, në Mal të Zi, u përkujtua dëshmori i atdheut, Ded Gjon Ujka, një prej figurave emblematike të Kryengritjes së Malësisë së Madhe. Familjarë, klerikë dhe studiues morën pjesë në ceremoninë e organizuar, ku u bekua edhe varri monumental.