
Dy Botë përballë një Kombi
Arbëreshja (nga Kalabria, Sicilia, Italia):
– Ne, arbëreshët, për shekuj kemi jetuar larg tokës së të parëve. Por gjakun nuk e humbëm kurrë. Ruajtëm gjuhën, zakonet, traditat, besimin, e sidomos flamurin.
Kur kënduam këngët tona, gjithmonë fytyrën e kishim kah Shqipëria, se andej vinte drita jonë.
– Nuk na e mori dot as Perandoria otomane, as varfëria, as koha. Sepse e dinim kush ishim: shqiptarë, europianë, bij të qytetërimit perëndimor.
👩🧕 Shqiptarja e mbuluar me rite arabe:
– Ne na thonë hoxhallarët që të mbulojmë kokën. Se kështu është devotshmëria. Se kështu paska qenë feja.
Na predikojnë me fjalë arabe, duke na i zënë sytë me ritet e tyne.
Por kështu humbasim logjikën, identitetin, drejtimin.
Sepse sa më shumë kthen kokën kah Arabia e Turqia, aq më pak sheh kombin tënd.
Arbëreshja:
– Motër, feja është dashuri, kulturë dhe dritë. Por kur predikimi bëhet anadollak e të ndan nga kombi yt, nuk është fe, por pranga.
– Të lindësh në Europë, të jesh racë ariane, pasardhëse e Gjergj Kastriotit, e të kërkosh të mbulosh kokën sipas riteve të shkretëtirës, kjo nuk është besim: kjo është thirrje antikombëtare.
👩🧕 Shqiptarja e mbuluar:
– Po hoxha na thotë se kështu shpëtojmë.
Arbëreshja:
– Jo, motër e një gjaku. Shpëtimi është kur mbetesh vetvetja. Kur mban gjuhën tënde, zakonet e tua, besimin e ndritur, dhe fytyrën kah drita, jo kah errësira.
Shpëtimi është kur nuk e shet shpirtin për modë arabe, por e mban krenarinë si shqiptare.
Kujtesë dhe Alarm
Sot, një komb përballet me dy rrugë:
– Njëra, arbëreshe, që për shekuj ruajti identitetin shqiptar edhe larg atdheut.
– Tjetra, hoxhallare injorante si Ahmed Kalaja që, në vend të gjuhës shqipe, u drejtohen shqiptarëve me fjalë arabe, duke i futur në pranga të huaja.
Historia na thërret: ose mbajmë flamurin e Skënderbeut, ose humbemi në shkretëtirat e Anadollit.
Kombi ynë nuk e ka luksin të zgjedhë gabim.
Albert Zadrima