Në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës u zhvillua një tjetër mbrëmje e veçantë në kuadër të edicionit të 16-të të Shkodra Jazz Festival, duke sjellë pranë publikut grupin austriak “Slowklang”.
Atmosfera u mbush me tinguj të ngrohtë dhe energji pozitive, ku artistët ndanë përjetimet e tyre pas koncertit. Vokalistja e grupit shprehet se mbrëmja dhe qyteti i Shkodrës i kanë lënë mbresa të thella.
Dy instrumentistët vlerësojnë atmosferën unike të eventit.
Edicioni i 16-të i Shkodra Jazz Festival po vijon të sjellë emocione dhe risi në jetën kulturore të qytetit, duke e kthyer Shkodrën në një pikëtakim të rëndësishëm të muzikës jazz.