Shkodër/ Po kryenin punime me gaz në banesë, 2 anëtarët e familjes përfundojnë të plagosur në spital!

Një ngjarje aksidentale është regjistruar ditën e djeshme në Shkodër, ku dy anëtarë të një familjeje mbetën të plagosur gjatë kryerjes së punimeve me gaz në banesën e tyre.

Të dëmtuarit, shtetasit N. Gj., 49 vjeç, dhe B. Gj., 37 vjeçe, ndodhen në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Shkodrës kanë referuar materialet në Prokurori, e cila po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

“Janë dëmtuar aksidentalisht duke kryer disa punime me gaz në banesën e tyre. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thanë burimet zyrtare.

Prokuroria pritet të verifikojë nëse aksidenti lidhet edhe me mungesën e kushteve të sigurisë. Aktualisht ngjarja është klasifikuar si aksidentale, por hetimet vijojnë për të sqaruar dinamikën.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!