Binjaket Lidra dhe Laura, nga diploma në Shkodër drejt karrierës në Austri!

✨👭 Binjaket Lidra & Laura Paluku janë një shembull frymëzues i pasionit, përkushtimit dhe këmbënguljes akademike!

🎓 Ato u diplomuan në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Shkodrës në vitin 2022, duke u dalluar për pasionin e tyre në fushën e financave. Pas përfundimit të studimeve bachelor, ato morën guximin të vazhdojnë rrugën akademike jashtë vendit dhe sot janë studente të Masterit Shkencor në Universitetin e Vjenës 🇦🇹 – një nga institucionet më prestigjioze në Europë.

🌍 Rruga e tyre profesionale nisi menjëherë me hapa të sigurt:

💼 Lidra është punësuar me kohë të plotë si financiere në kompaninë ndërkombëtare Imperial në Vjenë, ku po fiton eksperiencë të vyer profesionale.

📈 Laura ka nënshkruar kontratë internship-i në një kompani të njohur prodhimi në kryeqytetin austriak, duke hapur portën drejt një karriere të suksesshme.

👑 Një moment i paharrueshëm ishte kur Lidra u përzgjodh për të pritur Zonjën e Parë të Shqipërisë 🇦🇱, së bashku me Presidentin e Republikës, gjatë vizitës së tyre në Austri – një çast krenarie dhe motivimi të madh.

🏫 Ky sukses është pjesë e një tradite që e shohim shpesh në Fakultetin Ekonomik: studentët tanë, të kënaqur me përvojën dhe formimin që marrin, sjellin pas tyre motrat, vëllezërit dhe kushërinjtë për t’u bërë pjesë e të njëjtit rrugëtim akademik. Kështu, Fakulteti bëhet jo vetëm një vend studimi, por një trashëgimi familjare suksesi që përcillet nga një brez te tjetri.

🌟 Historia e Lidra & Laurës tregon se me punë, përkushtim dhe ëndrra të mëdha, gjithçka është e mundur!

Shumë urime vajza, dhe vazhdoni të na bëni krenarë 💫🚀📈❤️

#FakultetiEkonomik#UNISHK#HistoriSuksesi#StudentëtTëParët#Shkodër#Albania#Vienna#Finance#CareerSuccess#Motivim

Lajme te tjera

error: Content is protected !!