Është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni më i ri në futbollin e vajzave që zhvillohet për herë të parë në histori.
Dy skuadrat shqiptare, Vllaznia dhe Partizani, kanë mësuar kundërshtaret e tyre në këtë fazë. Vllaznia, e vendosur në vazon e favoriteve, do të përballet me ekipin ukrainas Kolos Kovalivka, ndërsa Partizani do të ketë përballë skuadrën serbe Spartak Subotica.
Ndeshjet e para do të luhen më 10–11 shtator, ndërsa ato të kthimit më 17–18 shtator. Federata Shqiptare e Futbollit u uron shumë suksese dy skuadrave në rrugëtimin e tyre europian.