Bashkia Vau Dejës prej vitit 2024 po vijon me zbatimin e programit të strehimit social mbështetur edhe nga Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.
Programi i parë ka patur në fokus strehimin social.
Krahas strehimit, investime janë bërë edhe në infrastrukturë në zona informale që janë në proces legalizimi.
Bashkia Vau Dejes është shpallur fituese nga Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit për vitin 2025 -2026, me projektin e infrastrukturës kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi për rikonstrukionin e rrugëve në zonën e Mjedës.