Një 55-vjeçar serb u ndalua në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për krime ekonomike.
Gjatë shkëmbimit të të dhënave me autoritetet gjermane, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Mainz, për vepra penale që lidhen me evazion fiskal dhe përfitim të paligjshëm të pagave dhe shpërblimeve të personave të tjerë.
Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët gjermanë, ka nisur procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit drejt Gjermanisë.