Viti i ri shkollor 2025-2026 nis me 1 shkollë të rikonstruktuar në Shkodër. Brisela Kadija, foli për përgatitjet.

Viti i ri shkollor 2025-2026 nis me 1 shkollë të rikonstruktuar në Shkodër. Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore Parauniversitare Shkodër, Brisela Kadija, foli për përgatitjet.

Brisela KADIJA – Drejtore e ZVAP Shkodër

Por, këtë vit të ri shkollor vihet re një rënie e numrit të nxënësve në shkollat e Shkodrës. Janë rreth 300 regjistrime më pak për vitin e ri shkollor, në krahasim me vitin e kaluar.

Konfliktet në shkolla dhe bullizmi vijojnë të mbeten problem, por Kadija thotë se është përgjegjësi edhe e familjes dhe bashkëpunimi duhet të ndodhë mes gjithë aktorëve përgjegjës.

87 institucione arsimore, 12 gjimnaze dhe 8 shkolla të mesme të bashkuara do të jenë gati për 8 shtator, ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!