MESHA TE SHTËPIA-FAMILJE E MOTRAVE TË NËNËS TEREZË NË SHKODËR
Dom Palaj vë theksin tek mbështetja që ofrohet ndaj fëmijëve të kësaj shtëpie dhe tek braktisja e të moshuarve
Ky 5 shtator shënon 28 vite nga vdekja e humanistes shqiptare, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, Shën Nënë Tereza. Ajo u shenjtërua edhe nga Papa Françesku me 5 shtator 2016. Në këtë ditë u mbajt një meshë pranë qendrës ‘Motrat misionare të bamirësisë-shtëpia-familje e Motrave të Nënës Terezë’ në qytetin e Shkodrës. Në fjalen e tij, famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj, vuri theksin tek mbështetja që ofrohet ndaj fëmijëve të kësaj shtëpie dhe tek braktisja e të moshuarve.
Pranë kësaj shtëpie marrin shërbim 53 fëmijë me probleme të ndryshme.