Ish mësues dhe ish drejtues i shkollës së Prosekut në Mirditë, kontribut të çmuar në arsimin shqiptar
Akademia e artit, shkencës dhe letrave “Mirdita” i ka akorduar një titull mirënjohje “Yjet e Kujtesës” ish profesorit të nderuar Shkëlzen Shkreli, për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe udhëheqjes frymëzuese si mësues dhe drejtues i shkollës së Prosekut në Mirditë, si edhe për kontributin madhor, të palëkundur dhe të paharrueshëm në shërbim të arsimit shqiptar. Gjin Leka, ish drejtor i shkollës në Prosek, thotë se Shkëlzen Shkreli, si mësues dhe drejtues bëri shumë gjëra që edhe sot kanë mbetur në kujtesë.