Në Galerinë “ODA” të Shkodrës u hap ekspozita me piktura dhe instalacione “Struktura të Papajtueshme” e artistes Majlinda Kelmendi.
Projekti krijon një qasje të veçantë duke vënë në qendër përplasjen e formave dhe materialeve, si një mënyrë për të treguar se bukuria gjendet edhe te mospërshtatja.
Si një pedagoge në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Kelmendi shpreh vlerësimin për zhvillimin bashkëkohor që ka marrë piktura shqiptare.
Prej vitesh, Majlinda Kelmendi ka ekspozuar në galeri e muze brenda dhe jashtë vendit punimet e saj, duke fituar disa çmime ndërkombëtare.
Çelja e ekspozitës u shoqërua me praninë e një publiku të gjerë, mes tyre personalitete të artit, kulturës dhe botës akademike.