Në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” u zhvillua këtë mërkurë konferenca për mediat në prag të ndeshjes ndërkombëtare për futbollin e vajzave Vllaznia – Kolos Kovalivka, e vlefshme për Europa Cup.
Sfida do të luhet të enjten, më 11 shtator, në orën 18:00 në Shkodër.
Trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, u shpreh besimplotë për arritjen e një rezultati pozitiv, duke theksuar përgatitjen e skuadrës dhe mbështetjen e tifozëve si një armë të fortë për këtë përballje të rëndësishme.
Në të njëjtën linjë optimizmi ishte edhe sulmuesja Megi Doçi, e cila theksoi se ekipi është i motivuar dhe i përqendruar për të dhënë maksimumin ndaj kundërshtareve nga Ukraina.
Ndeshja pritet të ngjallë interes te tifozët shkodranë, të cilët pritet të jenë të pranishëm për të mbështetur kuqeblutë në këtë duel evropian.