“Prenkë Jakova”. Dy profilet kryesore tërheqin më shumë të rinj këtë vit

Viti i ri shkollor ka nisur me një interes më të lartë të nxënësve për dy profilet kryesore të shkollës artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër që janë: muzika dhe piktura.

 Ky institucion, i njohur për traditën e tij në formimin e talenteve të rinj, po tërheq gjithnjë e më shumë të rinj që duan t’i përkushtohen artit.

Një tjetër veçori është fakti se nxënësit nuk vijnë vetëm nga qyteti i Shkodrës, por edhe nga zona të tjera të vendit, çka tregon shtrirjen dhe reputacionin që ka krijuar kjo shkollë artistike në nivel më të gjerë.

Shkolla “Prenkë Jakova” vijon të mbetet një vatër e rëndësishme e kulturës dhe artit, duke edukuar breza që do të mbajnë gjallë traditën dhe krijimtarinë artistike shkodrane e më gjerë.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!