Lëvizjet në policine e Shkodres/ Ja kush eshte shefi i ri i Qarkullimit Rrugor në Shkodër

Në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat e policisë ne Shkoder, Gëzim Zela nuk është më në krye të Policisë Rrugore në Shkodër. Ai është transferuar në Tiranë, ku do të ushtrojë detyrën e shefit të sektorit të aksidenteve rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Qarkullimit Rrugor, ashtu siç “Shkodra Sot” publikoi lajmin pak ditë më parë.

Detyrën në krye të Policisë Rrugore të Shkodrës e ka marrë Blerim Laçi, i cili është emëruar shefi i ri i këtij sektori. Laçi ka një karrierë disa-vjeçare në radhët e policisë, duke drejtuar strukturat e qarkullimit rrugor në qytete të ndryshme të vendit, si edhe duke mbajtur poste drejtuese në Tiranë dhe Durrës.

Blerim Laçi është me origjinë nga qyteti i Pukës.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!