Kryebashkiaku Beci: “Po ndërhyjmë çdo ditë për t’ia rikthyer qytetarëve zonat e përbashkëta”
Bashkia Shkodër ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna pranë blloqeve të banimit. Kryebashkiaku Benet Beci, përmes një reagimi publik, ka theksuar se këto aksione po kryhen çdo ditë në lagje të ndryshme të qytetit, duke i rikthyer hapësirat e përbashkëta banorëve.
“Një tjetër hapësirë i rikthehet banorëve pranë blloqeve të banimit. Dua të falënderoj të gjithë banorët që po adresojnë ankesat e tyre pranë Bashkia Shkodër për zënien e hapësirave të përbashkëta të komunitetit. Po ndërhyjmë çdo ditë në lagje të ndryshme të qytetit, në mënyrë që këto zona të marrin frymë lirisht”, shkruan Beci.
Ky aksion është pjesë e fushatës së Bashkisë për të kthyer hapësirat publike në funksion të komunitetit dhe për të rritur cilësinë e jetesës në Shkodër.




