Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, emëroi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën, si kryeministër të Shqipërisë. Sipas nenit 96 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend.