Në kuadër të zhvillimit të Maratonës së Shkodrës, Bashkia njofton se ditën e nesërme do të ketë bllokim të qarkullimit në disa akse rrugore të qytetit. Kufizimi do të zgjasë nga ora 07:30 deri në orën 13:00.
Segmentet që do të qëndrojnë të bllokuara janë:
- Sheshi Demokracia
- Sheshi Parrucë
- Sheshi Balshaj
- Karrëxhata perëndimore e Bulevardit “Mehmet Pashë Plaku”
- Sheshi Isa Boletini
- Aksi “Daut Boriçi”
Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për respektimin e këtyre kufizimeve gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, i cili pritet të sjellë një atmosferë festive në qytet.
