Edi Rama porosi deputetëve të rinj: Kujdes me komunikimin publik, jo punësime për miq e familjarë

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku dha porosi të qarta sidomos për deputetët e rinj që dolën nga zgjedhjet e 11 majit. Nga 83 mandatet e shumicës, 53 i përkasin ligjvënësve të rinj, gjë që e bën këtë përbërjen më të freskët në historinë e PS.

Burime nga mbledhja në Kryesinë e Kuvendit bëjnë me dije se Rama kërkoi kujdes maksimal në komunikimin publik, si në rrjetet sociale ashtu edhe në mediat tradicionale. Ai i inkurajoi deputetët që të jenë aktivë online, duke ndërvepruar me qytetarët jo vetëm për të promovuar punët e qeverisë, por edhe për të ngritur problematikat që prekin komunitetet.

Një tjetër porosi e rëndësishme e Ramës ishte angazhimi në grupet e punës pranë bashkive, të cilat do të merren me identifikimin e talenteve dhe individëve me kontribute në komunitet që mund të përfshihen në administratë, pavarësisht përkatësisë politike.

Kryesocialisti u shpreh i prerë se nuk do të tolerojë ndërhyrjet e deputetëve për punësimin e të afërmve apo miqve në administratë.

👉 Këto mesazhe vijnë vetëm pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku socialistët pritet të testojnë disiplinën dhe bashkëpunimin e deputetëve të rinj.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!