Kanada, vritet ne makine 45 vjecari nga Shkodra. U qellua nga persona te paidentifikuar.

Policia e Torontos ka identifikuar viktimën e një ngjarjeje të rëndë me armë zjarri të ndodhur fundjavën e kaluar në një shesh komercial në lindje të qytetit. Viktima është Paulin Harusha, 43 vjeç, nga qyteti i Shkodrës, i cili humbi jetën në vendngjarje pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencës për ta shpëtuar.

Sipas deklaratës së policisë, Harusha u gjet i qëlluar me armë brenda një automjeti. Vrasja ndodhi rreth mesnatës së së shtunës, pranë bulevardit Victoria Park dhe Sheppard Avenue E.

Dëshmitarë kanë raportuar se autorët e dyshuar u larguan nga vendi i ngjarjes me një SUV të ngjyrës së hapur, përpara se të mbërrinin oficerët e policisë.

Në një konferencë për media, Inspektori Jonathan Rose u shpreh se motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet vijojnë. Policia u bën thirrje qytetarëve që kanë informacione të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!