“Të ndjehesh Verior pa qenë nga Veriu – një rrëfim mbi dashurinë për Shkodrën.Nga Fishta te Loro Boriçi: figurat që e bëjnë Veriun shtyllë të kombit”S.Kadiu

Më shkruan dikush në Messenger: “Kam vënë re”, më thotë, “se në postimet e tua të herëpashershme shkruan për figura kryesisht të Veriut, të Shkodrës, rrethinave të saj apo të Malësisë, dhe në më të shumtën katolikë, sikur vetëm ata kanë kontribute për Shqipërinë. Për më tepër, ju nuk jeni as nga Veriu, as katolik”.

U përpoqa t’i jepja një përgjigje shteruese… Sepse ndjehem shqiptar dhe nuk kam asnjë kompleks të shkruaj për personalitete të Veriut apo të Jugut. Për mua, Kombi Shqiptar është NJË dhe natyrisht më i madh se nocioni i “Shqipërisë londineze”.

“Miku” nuk u bind dhe nisi të më përmendë emra nga pjesë të tjera të Shqipërisë, për të më “sfiduar”. Atëherë mendova ta ndaj këtë mendim me ju, duke kërkuar edhe komentet tuaja – por kurrë pa nënvlerësuar kontributin e njerëzve të shquar të kombit shqiptar në tërësinë e tij. Jam objektiv. Origjina ime është nga Jugu i Shqipërisë, përtej kufijve të “Shqipërisë londineze”, por djali im i vogël ka jo pak gjak nga Shkodra dhe zonat përreth.

Ndjehem verior si: Lekë Dukagjini, Dom Nikoll Kaçorri, At Gjergj Fishta, Pater Anton Arapi, Vaso Pasha, Prek Cali, Pjetër Bogdani, Marin Barleti, Dedë Gjon Luli, Gjon Marka Gjoni, Mirash Ivanaj, Vinçenc Prenushi, Pjetër Meshkalla, Ernest Koliqi, Mikel Koliqi, At Zef Pllumi, At Troshani, Hil Mosi, Luigj Gurakuqi, Kol Bib Mirakaj, Lazër Shantoja…

Më pëlqen të dëgjoj muzikën e mjeshtërve si: Pjetër Gaci, Çesk Zadeja, Tish Daia, Avni Mula, Prenk Jakova, Paulin Pali, Tonin Harapi, Simon Gjoni… Jam i magjepsur nga klasi i artistëve si: Lukë Kaçaj, Tano Banushi, Rikard Ljarja, Roza Xhuxha Anagnosti, Tinka Kurti, Edi Luarasi, Ndrek Luca, Ibrahim Tukiqi, Melushe Bebeziqi, Pjetër Gjoka, Marie Kraja, Luçie Miloti, Bik Ndoja, Tonin Tërshana, Tonin Guraziu, Justina Aliaj, Zef Deda, Inva Mula, Genc Tukiqi…

Arti shqiptar nuk do të ishte i plotë pa emrat e: Kolë Idromenos, Ndue Martinit, Zef Kolombit, Simon Rrotës, Lin Delisë, Andrea Kushit, Jakup Kërajit, Edi Hilës, Danish Jukniut…

Adhuroj yjet e sportit si: Loro Boriçi, Pal Mirashi, Sabah Bizi, Medin Zhega, Ramazan Rragami, Lin Shllaku, Paulin Ndoja, Mark Kroqi, Renato Radoja, Hysni Bebeziqi, Izmir Smajlaj… Dhe kush nuk është mahnitur duke lexuar veprat e “qendisura” nga: Ndre Mjeda, Filip Shiroka, Migjeni, Martin Camaj, Frederik Reshpja…

Ndjehem krenar për familjet e mëdha të Veriut si Bushatllinjtë. E më tej akoma, u jemi borxh shkencëtarëve, ndërtuesve, mjekëve dhe profesionistëve që kanë shkruar emrin me germa të arta në historinë shqiptare: Frederik Shiroka, Selaudin Bekteshi, Luigj Benusi, Anton Ashta, Ilir Gjylbegu, Ramadan Sokoli, Gjovalin dhe Egon Gjadri, Anton Lufi, Willi Kamsi, Gjon Shllaku, Pashko Gjeçi, françeskanët e mëdhenj… dhe shumë të tjerë.

Veriu nuk e ka shitur kurrë Shqipërinë. Kjo duhet të mbetet e shkruar në të gjitha tekstet e historisë sonë.

Nga Saimir Kadiu

Lajme te tjera

error: Content is protected !!