“Guida Turistike e Qarkut Shkodër”: Botimi i Këshillit të Qarkut, promovon Shkodrën si destinacionin kryesor turistik

Në Shkodër është prezantuar “Guida Turistike e Qarkut Shkodër”, një botim i ri nga Këshilli i Qarkut Shkodër, me qëllim promovimin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore të këtij rajoni. Aktiviteti u ndoq nga operatorë turistikë, ekspertë të turizmit, guida profesionale, pedagogë dhe përfaqësues të institucioneve.

Kryetari Edmond Ndou:
Kryetari i Këshillit të Qarkut, Edmond Ndou, u shpreh se kjo guidë përfaqëson një kontribut të drejtpërdrejtë për zhvillimin e turizmit, në një periudhë kur Shkodra dhe Shqipëria po tërheqin vizitorë nga e gjithë bota.

“Nga majat e Alpeve madhështore deri tek ujërat e qetë të liqeneve e lumenjve, nga kështjellat plot histori tek mikpritja e pazëvendësueshme, qarku Shkodër është një mozaik që pret të zbulohet me sy e zemër. Kjo guidë është jo vetëm për turistët, por edhe për ne, për të njohur më mirë vendin ku jetojmë, për ta çmuar dhe ruajtur me krenari,” – tha Ndou.

Mbështetje për turizmin lokal:
Ai theksoi se Këshilli i Qarkut Shkodër do të mbetet gjithmonë një mbështetës i nismave që promovojnë turizmin, duke e bërë Shkodrën, Malësinë e Madhe, Vau Dejësin, Pukën dhe Fushë Arrëzin destinacione të preferuara për vizitorët.

Një mjet praktik për udhëtarët dhe qytetarët:
Ky botim synon të shërbejë si udhërrëfyes praktik për turistët, por edhe si një ftesë për qytetarët që të njohin dhe të vlerësojnë thesaret e Qarkut Shkodër.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!