Rikthehen vjedhjet në banesa në Malësi të Madhe – Grabiten miliona lekë dhe argjend

Malësi e Madhe – Pas një periudhe qetësie, duket se fenomeni i vjedhjeve në banesa është rikthyer në këtë zonë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se më datë 16 shtator 2025, ka kallëzuar shtetasi A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezmë, se gjatë kohës që familjarët kishin dalë nga banesa, persona ende të paidentifikuar janë futur brenda dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, që përllogaritet në miliona lekë, si edhe një sasi floriri.

Autorët kanë përfituar nga mungesa e familjarëve, duke realizuar grabitjen pa u pikasur.

Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.

Ky rast ka shtuar ndjeshëm pasigurinë tek banorët e zonës, të cilët kërkojnë masa më të forta parandaluese për mbrojtjen e pronës së tyre.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!