Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është vënë në lëvizje për të kryer disa punë, peng i një ngërçi njëvjeçar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është vënë në lëvizje për të kryer disa punë, peng i një ngërçi njëvjeçar. Me ndryshimin e ministrit të Brendshëm, edhe në strukturën drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të ketë emra të rinj për drejtorët e departamenteve.

Sipas ligjit të ri për Policinë e Shtetit që u miratua një vit më parë, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve do të zgjidheshin me konkurs. Por gara për drejtorët e departamenteve në drejtorinë e Përgjithshme nuk u zhvillua dhe mbeti pezull, për arsye ende të paqarta. Edhe pse drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Rebani Jaupi dha dorëheqjen që në muajin korrik, ende nuk kemi një drejtor të ri për këtë departament. E njëjta situatë ndodhi edhe me drejtorin për Kufirin dhe Migracionin.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!