Rama promovon rrugen ne Bilçe, deputeti K.Hoti e ironizon: Bravo super investim per 1000 banore po Shkoder-Tirane me 300.000 ?

Rruga Bilçë-Drobonik në Berat tashmë është e pajisur me sinjalistikë dhe gati për përdorim. Kryeministri Edi Rama e promovoi vetë projektin në rrjetet sociale, duke theksuar se kjo rrugë do të lehtësojë lëvizjen mes dy zonave dhe do të zhvillojë turizmin.

Mes komentuesve, deputeti demokrat i Shkodrës, Kliti Hoti, nuk e la pa ironi rastin. Ai e përgëzon “investimin monumental” që lidhet me rreth 1,000 banorë, duke kujtuar me sarkazëm pritshmëritë për rrugën Tiranë–Shkodër, që do të shërbente për rreth 300,000 qytetarë.

Hoti shkruan:
“Bravo, super investim! Sigurisht që do t’u ndryshojë jetën 549 banorëve të Drobonikut dhe 870 banorëve të Bilçës… dhe padyshim turistëve që do të zbresin direkt atje!
Ndërkohë, rruga Tiranë–Shkodër për 284,766 banorë… ende në pritje. Por hej, nuk mund të bëjmë të gjitha herën e njëjta!”

Lajme te tjera

error: Content is protected !!