Karma e Kirit dhe Rruga e Dukagjinit .
Karma e Kirit nje kanion i mrekullueshme prej 2.2km i formuar nga ujrat e lumit Kir ne shkembinj gelqeror. Nje bukuri e rralle natyrore e Dukagjinit por edhe nje fatkeqesi e jona nder vite, sepse aty pergjate tij kalon edhe rruga e Dukagjinit, nje rruge e lare me gjak nder vite, nga vdekja e rreth 80 personave, burra, gra e femije.
Kur bashkia e Shkodres hapi punimet per zgjerimin e rruges, i pata shkruajt: bani kujdes se Karma e Kirit ka nje problem stratigrafik ( shtresat shkembore nuk jane te vendosura horizontalisht njera mbi tjetren por jane te vendosura ne menyre te pjerrte njera me tjetren) dhe zgjerimi i rruges u heq bazen me rrezik rreshitje dhe shembje!

Disa muaj me vone gjate punimeve , ndodhi realisht rreshqitja e shtresava te siperme shkembore qe shkaktoj edhe vdekjen e fadromistit qe po punonte.
Prandaj e kam shkruar me dhjetra here qe perpara se te fillonin punimet edhe gjate punimeve dhe tragjedise e deri ne sot, se sektori i Karmes se Kirit , qe te mos vazhdoj te lahet me gjak e te bllokohet here pas here, sic eshte edhe ne castin qe po shkruaj duhet te mbulohet e gjithe rruga , rreth 2,5k me tunel panoramik.
Ne foto kam vendosur edhe nje model qe kam vizituar ne Alpet Europiane ne Austri.

Prandaj u bej thirrje Bashkise se Shkodres , kryetrarit te saj Benet Beci e deputetes se Dukagjinit Marjana Koçeku qe te ushtrojne presion tek Qeveri Shqiptare qe te hartoj nje plan per realizimin e nje tuneli panoramik ne Karmen e Kirit dhe vendosjen e rruges se Dukagjinit nje here e mire ne siguri te plote, per sa I takon ketij sektori.
