Rruga përreth stadiumit Loro Boriçi ka nisur të shembet në disa segmente, sa vështirësohet edhe qarkullimi normal i automjeteve.

Rruga përreth stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër ka nisur të shembet në disa segmente, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullimin normal të automjeteve. Bëhet fjalë për një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, si nga lëvizja e njerëzve dhe mjeteve, ashtu edhe për shkak të aktiviteteve të përditshme sportive që zhvillohen në stadium.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa theksojnë se mungesa e ndërhyrjes urgjente do ta përkeqësojë më tej gjendjen, sidomos gjatë stinës së dimrit, kur reshjet mund të përshpejtojnë degradimin e mëtejshëm të rrugës.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për këtë problematikë, ndërsa qytetarët kërkojnë masa të menjëhershme për të parandaluar izolimin e zonës dhe aksidentet e mundshme.


Lajme te tjera

error: Content is protected !!