Trafikonin armë zjarri drejt Anglisë, arrestohen 2 shkodrane, një tjetër në kërkim! Njëri ish-çiklist i Vllaznisë, i dënuar për plagosje me thikë

Dy persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia shqiptare, të dyshuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që merrej me trafikimin e armëve të zjarrit.

Arrestimet dhe identiteti i të dyshuarve
Të arrestuarit janë Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti, 20 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër. Sipas policisë, ata kishin fshehur një armë zjarri të pajisur me silenciator, të ndarë në pjesë, brenda një televizori me qëllim trafikimin drejt Anglisë.

Operacioni policor dhe sekuestrimi i armës
Televizori ishte ngarkuar në një kamion, i cili u ndalua për kontroll në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë. Shoferi i kamionit nuk kishte dijeni për armën e fshehur. Gjatë kontrollit, policia sekuestruar armën e ndarë në pjesë dhe silenciatorin.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

E dhëna e rëndësishme për Segest Metin
Segest Meti ka rezultuar më parë i dënuar në Angli me 3 vite e 2 muaj burg për plagosje me thikë në Basingstoke, ngjarje e ndodhur më 13 janar 2024. Përveç kësaj, ai ka qenë pjesë e ekipit të çiklizmit të Vllaznisë Shkodër.

Policia konfirmon:

“Në vijim të operacionit policor të koduar ‘Metoda’, dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të tre të përfshirë në trafikim armësh drejt Anglisë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.”

Lajme te tjera

error: Content is protected !!