Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, kaloi fundjavën në Theth, një nga destinacionet më të bukura të Alpeve Shqiptare. Nga aty, ai ndau përvojën e tij duke vizituar vendet më të veçanta turistike të zonës dhe duke vlerësuar mikpritjen e banorëve.
Në një postim të tij, Ndreu shprehu mirënjohjen për familjen Marashi, e cila ka investuar prej vitesh në zhvillimin e turizmit në Theth:
“Edi dhe Beni, djemtë e të nderuarit Dedë Marashi, kanë ndërtuar në Theth Bujtinë ‘Miqësia’ dhe Guest House ‘Marashi’. Ata janë tashmë model mikpritjeje, shërbimi e përkushtimi, duke krijuar një biznes me shumë vlera. Njerëz të punës, jo të llafeve. Kush i viziton, nuk zhgënjehet.”
Ky vlerësim nuk është i rastësishëm. Thethi është shndërruar në një destinacion që tërheq vizitorë vendas dhe të huaj, falë natyrës mahnitëse, traditës dhe mikpritjes së veçantë të banorëve. Kryebashkiaku ka promovuar shpesh bukuritë e kësaj zone, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të banorëve për zhvillimin e turizmit alpin.Mikpritja e familjes Marashi është tashmë një shembull i suksesit për mënyrën se si puna, përkushtimi dhe tradita e bashkuar me investimet e mençura, mund ta kthejnë një zonë malore në një destinacion turistik të preferuar
