Nis të hënën vaksinimi falas kundër gripit me 280 mijë doza në të gjithë vendin


Nga e hëna pritet të nisë zyrtarisht fushata e vaksinimit kundër gripit sezonal, me rreth 280 mijë doza të shpërndara në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Vaksina do të ofrohet falas për qytetarët, me fokus të veçantë tek grupet më të rrezikuara, si të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike si dhe punonjësit e shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për të gjithë qytetarët që i përkasin kategorive të rrezikuara të paraqiten pranë qendrave shëndetësore për të marrë vaksinën, si një mënyrë efektive për të parandaluar përhapjen e gripit dhe komplikacionet shëndetësore që mund të shkaktojë ai, veçanërisht në sezonin e dimrit.

Fushata e vaksinimit është pjesë e masave parandaluese që ndërmerren çdo vit për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të reduktuar ngarkesën në sistemin shëndetësor gjatë periudhës së virozave.


Lajme te tjera

error: Content is protected !!