Benet Beci jep lajmin: Nis ndërtimi i një këndi modern lojërash në zonën Xhabije

Bashkia e Shkodrës ka shpallur nisjen e një projekti të ri për transformimin e hapësirave publike me fokus tek fëmijët dhe familjet. Kryebashkiaku Benet Beci bëri të ditur se shumë shpejt në zonën Xhabije do të fillojë ndërtimi i një këndi modern lojërash, i konceptuar sipas standardeve europiane.

“E ardhmja e Shkodrës për në Bashkimin Europian nis nga parqet e fëmijëve. Projekti ‘A lujmë bashkë’ po kthehet në realitet, duke sjellë hapësira të reja në çdo lagje dhe njësi të Shkodrës”, u shpreh Beci.

Sipas tij, këto iniciativa synojnë të ofrojnë kushte më të mira për fëmijët, duke përmirësuar jetën e përditshme dhe duke ndërtuar një të ardhme më cilësore për qytetin.

Projekti është realizuar në bashkëpunim me dalmat_architecture.

Lajme te tjera

error: Content is protected !!