Shkodër – Shërbimet e Policisë Rrugore në Shkodër kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin më të mirë të trafikut.
Gjatë inspektimeve të pandërprera në akset kryesore rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar disa shkelje të rregullave të qarkullimit, që përbëjnë rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore.
Në veçanti, gjatë monitorimeve në akset “Shkodër-Hani i Hotit” dhe “Shkodër-Lezhë”, janë evidentuar 5 drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme. Ata u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 5 000 deri në 12 000 lekë.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon tek drejtuesit e mjeteve për respekt të rregullave të qarkullimit rrugor, shmangie të parakalimeve të gabuara, mos përdorim të celularit gjatë drejtimit dhe mos drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.
Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit në numrin pa pagesë 112.