“Hija e kullës ka me na përpi tanve nëse nuk ndalet në kohë.” – Nga Amel Pervizi

Në qendër të Shkodrës do te nise ndertimi i kulles 35-kateshe, pas miratimit të lejes së ndërtimit. Kompania qe do te beje ndertimin ka afishuar sot edhe projektin dhe afatin e punimeve qe pritet te zgjase 84 muaj. Per dhenien e lejes dhe nisjen e punimeve ka reaguar edhe aktivisti Amel Pervizi. Ai shkruan:

“Nji vit ma parë protestuam kundër betonizimit të qytetit, por kemi mbërritë në pikën ku protestat nuk kanë asnji efektivitet.
Zani qytetar bjen në vesh të shurdhët dhe institucionet kanë ra, duke u dorëzu në dorën e nji njeriu.
Nuk ka ma asnji hap institucional që e ndal këtë shëmti që bjen ndesh me të gjitha parametrat e zhvillimit urban të qytetit.
Nëse nuk ka nji reagim si ai në Nepal, zgjedhjet nuk bajnë ma dobi dhe çdo kauzë asht sikur me mih n’Bunë.
Hija e kullës ka me na përpi tanve nëse nuk ndalet në kohë.”

Lajme te tjera

error: Content is protected !!