Ishte pista e Gjadrit, tani garat po behen tek ish Stacioni i Trenit. Qytetari nga Shkodra kerkon ndihmen e bashkise

Në vazhdën e denoncimeve për makinat që ecin me shpejtësi në brendësi të lagjeve të qytetit, vjen edhe një denoncim nga një tjetër qytetar, këtë herë nga lagjia tek ish Stacioni i trenit.

Një qytetar i Shkodrës ka ngritur shqetësimin për shpejtësinë e lartë dhe garat ilegale të automjeteve në segmentin e Unazës, tek rruga “Pal Engjëlli”, në afërsi të ish-stacionit të trenit.

Rruga “Pal Engjelli”

Pistë garash në rrugët e qytetit

Në një mesazh të publikuar, qytetari shkruan se ky aks rrugor është kthyer në pistë garash, duke e krahasuar me pistën e ish-Gjadrit.

“Gjadri është mbyllur, por garat po zhvillohen këtu. Zhurmë e padurueshme dhe shpejtësi e lartë, kemi frikë të dalim edhe në trotuar”, – thuhet në denoncim.

Sipas tij, segmenti është tepër i rrezikshëm pasi aty dalin drejtpërdrejt rrugica të shumta nga apartamente dhe shtëpi private, ndërsa mungon kontrolli i Policisë Rrugore.

“Uroj mos të pritet viti 2034, të paktën të vendosen bumba për ngadalësimin e qarkullimit”, – shton qytetari.

Apeli drejtuar kryetarit të Bashkisë

Ai apelon kryetarit të Bashkisë që të marrë masa të menjëhershme dhe përmirësimin e sigurisë në një nga akset kryesore që lidh qytetin e Shkodrës me daljet jashtë saj.


Statusi i plotë i qytetarit:

“Të uroj suksese Kryetar, shumë bukur çdo gjë por aktualisht nga unaza tek rruga Pal Engjëlli ‘stacioni trenit’ e ke si pistë garave dikur në Gjadër, tashma Gjadri është mbyll por garat po zhvillohen këndej… zhurmë e padurueshme edhe shpejtësi, me pas frikë me dalë në trotuar.
Uroj mos të pritesh për vitin 2034 të paktën me vu bumba, se asht plot rrugica nga apartamentet dhe shtëpitë private që dalin direkt në rrugë.
Edhe për punë tjera asht rruga kryesore me të nxjerr jashtë Shkodrës e polici as kontroll s’ka.
Suksese e ishalla e merr për bazë këtë që shkruva, që të mbyllen garat në unazë.”

Lajme te tjera

error: Content is protected !!